Këto janë pamjet e rrugëve të Lezhës në ditet e fundit të këtij viti.Festat kanë sjellë shtim të numrit të automjeteve që lëvizin në rruget e qytetit dhe akset nacionale që përshkojnë qarkun.Fluksi lartë i lëvizjeve dhe punimet infrastrukturore që po kryhen në qytetit, por sjellin trafik të rënduar dhe shpesh herë kaos total në lëvizje.

Krahas qytetit edhe superstrada Lezhë-Milot, po përballet me trafik të rënduar.Për të përshkuar 17 km rrugë, qytetareve ju dubhet të presin deri në dy ore, ndërsa problematika më e madhe paraqitet gjatë oreve të drekes dhe mbrmjës ku dhe lëvizjet janë më të shumta.

Për të përballur fluksin e automjeteve që lëvizin në rruget e Lezhës, policia rrugore dhe ajo e rendit kanë shtuar prezencen e tyre.Efektivet janë vendosur në nyjet më problemetike, duke ndërhyre në normalizimin e lëvizjes së automjeteve.

Trafiku i rënduar pritet ta shoqëroje Lezhën, deri në ditet e para të janarit, kur nis dhe largimi i emigranteve.

 

Artikulli paraprakSHËRBIMI ZJARRËFIKËS: KUJDES ME BOMBULAT E GAZIT
Artikulli tjetërGATIME TRADICIONALE PËR FESTA