Furgoni del jashtë rruge dy të plagosur

Një furgon përfundoi pranë një objekti kur doli nga rruga dhe për pasojë dy persona u dëmtuan, njëri në gjendje të rëndë. Aksidenti ndodhi në rrugën Fushë Krujë- Krujë dhe sipas policisë drejtuesi i furgonit ka qenë i dehur. Policia po heton ngjarjen për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.