Një përson mbeti i plagosur pas përplasjes së një furgoni mallrash me një motorçiklete në Lezhë.

Aksidenti ndodhi paraditen e së hënës në kryqëzimin e lagjes “Gurra” dhe i plagosur mbeti drejtuesi i motorçikletes.Ai mori lëndime në disa pjesë të trupit dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jeten.

Policia e cila mbëriti menjëherë në vendin e ngjarjes shoqëroi në komisariat drejtuesin e furgonit si dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, që është i 4 që ndodh në rruget e qarkut të Lezhës në harkun kohor të 1 jave.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak50 HA TOKË E PËRMBYTUR NË SHIRQ, FERMERËT PA MBËSHTETJE
Artikulli tjetërPËRMBYTJET, ARBEN CENI THIRRJE QEVERISË PËR NDËRHYRJE