Fshati Domen në njësinë administrative Postribë, është I njohur për problemet sociale dhe ekonomike. Mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm prej vitesh është një nga problematikat që vështirëson jetesën e dhjetëra banorëve në këtë fshat. Kryetari I këtij fshati, Bajram Milani tregon se sistemi I kanalizimeve të ujërave të bardha ka mbetur peng I 1000 metër tub.

Për këtë problem janë vënë në dijeni institucionet përgjegjëse por akoma nuk ka patur një përmirësim të situatës, tregon Milani.

Pavarësisht apelit të bërë nga banorët , institucionet përgjegjëse nuk I kanë kushtuar rëndësinë e duhur këtij problemi I cili pret zgjidhje prej vitesh. Furnizmi me ujë në këtë fshat sa jetik, është edhe I domosdoshëm për të zhvilluar bujqësinë dhe blegtorinë në fshat, si një nga mënyrat e vetme me të cilat sigurojnë të ardhurat dhjetëra familje në Domen.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMETA VLERËSOHET ME ÇMIMIN NDËRKOMBËTAR “LUANI I ARTË”
Artikulli tjetërSHOFERËT KUNDËR HYRJES ME PAGESË NË SPITAL