
Pak ditë pasi kryeministri i vendit, Edi Rama, kërkoi që drejtuesit e njësive vendore të shkarkoheshin në shumicën e bashkive të qarkut Shkodër kanë nisur dorëheqjet. Këtë të martë ka përfunduar mbledhja urgjente e thirrur në Bashkinë Vau Dejës nga kryetari Kristian Shkreli, në të cilën të tre nënkryetarët, pesë administratorët dhe të gjithë drejtorët e drejtorive kanë paraqitur dorëheqjet e tyre. Dorëheqjet vijnë në kuadër të zbatimit të porosisë së kryeministrit Edi Rama për rifreskimin e institucioneve vendore, një proces që po zbatohet në disa bashki të vendit pas zgjedhjeve të fundit. Më herët, kanë paraqitur dorëheqjen edhe 2 nënkryetarët dhe 5 administratorët e njësive në bashkinë Malësi e Madhe. Në ditët në vazhdim pritet hapja e thirrjes për vende të lira për profesionistët në këto dy bashki dhe më pas, emërimi I drejtuesve të rinj në bashkitë dhe njësitë administrave të këtyre dy bashkive dhe jo vetëm






