
Përmbytjet e ditëve të fundit kanë prekur edhe zonën e Torovicës në Lezhë, duke përfshirë rreth 2/3 e sipërfaqes bujqësore prej 2500 hektarësh. Dëmet konsiderohen të mëdha, ndërsa qëndrimi i ujit në sipërfaqe për një kohë të gjatë rrezikon të sjellë humbje të konsiderueshme për fermerët që kanë mbjellë tokat e tyre.
Gjithashtu prurjet e ujërave malore kanë dëmtuar infrastrukturen në një nga lagjet e fshatit, duke e bërë rrugen e pakalueshme.Banorët e shqetësuar thonë se kjo situatë përsëritet sa herë ka reshje shiu me intensitet të lartë, duke ju sjellë dëme kryesisht në sektorin e bujqësisë.
Fusha e Torovicës ka qenë një ndër zonat me rendimentin më të lartë në bujqësi, por përmbytjet e vazhdueshme kanë bërë që shumë fermerë të heqin dorë nga ky sektor. Si zgjidhje për t’i dhënë fund kësaj problematike shihet ndërtimi i një hidrovori të ri në Balldre, pasi pavarësisht hapjes së kanaleve kulluese, ai ekzistues nuk arrinë të evadojnë ujërat, për shkak se niveli i tokës ka rënë nga 1 deri në 2 metra.






