Fushë Arrëz/Vijon operacioni i koduar “Territor i Pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir) pasi dyshohet se kanë kultivuar 172 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, afër banesës së tyre, në fshatin Berishë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, si rezultat i kontrolleve intensive në terren dhe i informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit të koduar “Territor i Pastër”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast u ndaluan shtetasit T. M., 59 vjeç dhe Y. M., 24 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Berishë, pasi dyshohet se kanë kultivuar 172 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në afërsi të banesës së tyre.

Bimët narkotike u asgjësuan nga shërbimet e Policisë, me djegie, përveç një pjese që u sekuestrua si provë materiale.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKOBILJAR LARGOHET NGA VLLAZNIA PAS VETËM PAK JAVËSH
Artikulli tjetër“TRING SMAJLI”, NDËRHYRJE NË INFRASTRUKTURËN ARSIMORE DHE SPORTIVE