Qytetit të Shkodrës prej 3 ditësh I është shtuar një zonë e re sportive, ndryshe nga të tjerat. Arvid Faci është I riu shkodran, I cili përmes idesë së shpallur fituese në trajnimin 6 mujor të organizuar në qendrën rinore Arka, hapi fushën e paintball-it “7 Paintball Zone”, një atraksion I ri për të rinjtë e qytetit dhe jo vetëm.

Sigurimi I materialeve bazë dhe aksesorëve nuk ishte një proces I vështirë për Arvidin.

Ndërkohë, Arvidi ka një mesazh për të gjthë bashkëmoshatarët e tij të mbërthyer nga monotonia e kafeneve dhe rrjeteve sociale.

Fusha e paintball u realizua falë projektit që synon nderhyrjen dhe përfshirjen sociale dhe në tregun e punës për të rinjtë e qytetin e Shkodrës, I financuar nga AICS dhe I implementuar nga qendra Rinore Arka, Bashkia Shkodër, universiteti “Luigj Gurakuqi” dhe bashkëpunëtorë të tjerë.