Skuadra e AAS në futbollin e femrave ka humbur me rezultatin 2-0 ndeshjen e radhës. Vajzat shkodrane kanë luajtur përballë ekipit korçar të Skenderbeut. Edhe pse lojtaret e AAS janë përpjekur që të marrin një rezultat pozitiv e kanë patur të pamundur përballë ekipit të Skenderbeut.

Korçaret janë një skuadër e re në këtë kampionat por po bëjnë një paraqitje pozitive. Goli i parë për Skenderbeun është shënuar në minutën e 15 të pjesës së parë. 45 minutat e parë mbyllen me avantazhin e atij goli. Në pjesë e dytë Skenderbeu realizon edhe golin e dytë me anë të Popës në minutën e 52 duke bërë që ekipi mik të marrë fitoren. Pas ndeshjes kapitenia e AAS Elidona Daku tha se arbitrimi favorizoi Skenderbeun. AAS është një skuadër e re dhe gradualisht po rritet qoftë në lojë por edhe me afrimin e futbollisteve duke tentuar që në sezonet e ardhshme të bëjë paraqitje më të mira duke qenë se aktualisht mban vendin e fundit në renditje.

Artikulli paraprakKËSHILLI I MINISTRAVE TË BE PROPOZON HEQJEN E SHENGEN PËR 6 MUAJ
Artikulli tjetërPLANI KOMBËTAR I ZHVILLIMIT URBAN, PREZANTOHET NË SHKODËR