
Vllaznia në futboll për femra është gati për ndeshjet e Champions League që do të zhvillohen në stadiumin “Loro Boriçi”. Përpara duelit me kampionen bjelloruse të Dinamo Minsk, në prononcimin për mediat, trajneri Nikolin Leka foli për objektivat dhe pritshmëritë e ekipit shkodran në këtë kompeticion prestigjioz, ku tha se Vllaznia kërkon kalimin në fazën e play-off.
Edhe kapitenja e skuadrës, Megi Doçi, foli për objektivin e Vllaznisë, ku tha se synimi i vetëm është kualifikimi, kjo edhe pas përforcimeve të bëra gjatë kësaj periudhe.
Ndeshja e parë e këtij kompeticioni për Vllazninë do të luhet të mërkurën në “Loro Boriçi” në orën 19:00 përballë kampiones bjelloruse të Dinamo Minsk.






