Vllaznia në futboll për femra do të ketë ndeshjen e dytë të Ligës së Kampioneve përballë kampiones së Bjellorurisë Dinamo Minsk. Në rast të një fitoreje Vllaznia kualifikohet mes 32 ekipeve më të mira të Europës ashtu siç bëri vitin e kaluar. Trajneri i Vllaznisë Nikolin Lekaj shprehet se objektiv i skuadrës është vetëm kualifikimi për më tutje.

Kapitenia e Vllaznisë Esmeralda Franja shprehet se është një përballje e vështirë por skuadra e saj do të japë maksimumin për të arritur kualifikimin ndaj ekipit bjellorus.

Ndeshja Vllaznia-Minsk do të luhet më 19 nëntor në ora 14:00 në stadiumin “Loro Boriçi” ndërsa vajzat kuqeblu janë të grumbulluara në prag të kësaj ndeshje për t’u përqëndruar maksimalisht dhe për të arritur sërish suksesin e kualifikimit mes 32 ekipeve më të mira europiane.