
Vllaznia-Gramshi në futboll për femra është një nga sfidat e shumëpritura që do të luhet të hënën në stadiumin “Loro Boriçi”, në kuadrin e javës së 12-të të kampionatit. Kjo sfidë pritet me interes, pasi është një përballje në mes dy skuadrave të kreut të renditjes. Presidenti Lazër Matija foli rreth kësaj sfide, ndërsa u shpreh i bindur se Vllaznia do të tregojë vlerat e saj si pretendentja kryesore për t’u shpallur kampion edhe këtë sezon.
Matija u pyet edhe nëse i druhet arbitrimit në këtë ndeshje, ndërsa iu përgjigj edhe deklaratës së drejtoreshës së Gramshit, e cila ka thënë që nuk largohet nga Shqipëria pa mposhtur Vllazninë.
Matija kishte një koment edhe për skemën e “Final Four”, që tashmë aplikohet edhe në futbollin e femrave për të dytin vit rradhazi.
Për momentin, Vllaznia kryeson renditjen me pesë pikë më shumë sesa Gramshi dhe sigurisht që, skuadra kuqeblu është pretendentja kryesore për fitimin e titullit kampion edhe këtë sezon.