Skuadra e The Door ka fituar 8-0 ndeshjen e radhës përballë ekipit të Dajtit. Në këtë mënyrë skuadra shkodrane është rikthyer tek rezultatet pozitiv pas humbjes në javën e kaluar përballë kryesuesve të Vllaznisë.

Pas ndeshjes trajneri i The Door Arben Parmeza u shpreh i kënaqur me fitoren ndërsa tha se skuadra e tij nuk e kishte shumë të vështirë përballë Dajtit. Edhe pse ka shumë dëmtime ekipi i The Door vazhdon që të jetë brenda objektivave për të arritur vendin e dytë në renditje edhe pse nuk e ka të lehtë për shkak të rivalitetit me Kinostudion apo Juban Danja. Në ndeshjen e radhës The Door udhëton drejt qytetit të Durrësit nga ku do të luaj me ekipin vendas të Teutës ku objektiv është fitorja.