Vllaznia në futboll për femra ka fituar 5-0 ndaj ekipit të Kinostudios. pritej një ndeshje me rivalitet por në fakt ka ndodhur e kundërta.

Vajzat kuqeblu kanë dominuar që nga fillimi e deri në fund ndaj skuadrës kundërshtare. Futbollistja e Vllaznisë Megi Doçi ka qenë në një super formë jo vetëm duke shënuar dy eurogola por edhe duke dhënë spektakël gjatë lojës. Doçi realizoi katër gola në përballjen me Kinostudion ndërsa një gol e shënoi Gruda. Trajneri i Vllaznisë Nikolin Lekaj u shpreh se vajzat kuqeblu shkojnë drejt objektivit të tyre që është fitimi i titullit kampion. Tekniku Leka preferon të jetë me këmbë në tokë teksa thotë se nuk mund të thuhet se Vllaznia e ka të sigurtë titullin kampion sepse janë luajtur vetëm 3 ndeshje deri tani. Vllaznia kryeson me 9 pikë të plota në tre ndeshje të luajtura duke qenë sërish ekipi lider në futbollin e femrave. Dy ekipet e tjera The Door dhe AAS kanë humbur ndeshjet e tyre në transfertë ndërsa Juban Danja ishte pushim këtë javë.

Artikulli paraprakMESHA NË VATIKAN, PAPA FLET PËR LUMTURIMIN E MARTIRËVE
Artikulli tjetërVOLEJ MESHKUJ, VLLAZNIA FITON KLASIKEN ME TIRANËN