VAJZAT SHKODRANE KANË DOMINUAR GJITHË KAMPIONATIN, PRETENDIME NË CHAMPIONS. Ekipi i Vllaznisë në futboll për femra është shpallur për të dytin vit radhazi pasi dominuan që nga java e parë kampionatin. Takimi i fundit ka qenë në stadiumin “Loro Boriçi” ku vajzat shkodranë fituan ndaj Elbasanit me rezultatin 9-0 duke u kurorëzuar kështu kampionë.

Pas ndarjes së medalejeve dhe kupës, festa më pas është transferuar në një prej lokalevë të qytetit ku ekipi ka festuar suksesin e radhës. Në fjalen e tij, presidenti Lazr Matia ka falenderuar vajzat për punën e realizuar si dhe ka folur për objektivat e radhës ku Vllaznia synon të bëjë një paraqitje dinjitoze në Champions League. Ekipi i Vllaznisë ka arritur të fitojë këtë edicion pa patur asnjë humbje. Tashmë mbetet për tu parë ecuria në Champions League ku vitin e kaluar bënë një paraqitje të mirë. Pretendimet mbeten për të surprizuar dhe arritur një sukses dhe futbollit shqiptar i femrave në arenen ndërkombëtare.