Vllaznia e femrave ka marrë një tjetër fitore bindëse në kampionat, duke triumfuar me rezultatin e thellë 7-0 ndaj Egnatias. Sfida, e zhvilluar në fushën sportive “Reshit Rusi”, vajzat kuqeblu dhuruan një paraqitje dominuese, duke mos i lënë shumë hapësira kundërshtareve. Protagonistja kryesore e kësaj fitoreje ishte kapitenia Megi Doçi, e cila realizoi tre gola, duke rregjistruar një tjetër paraqitje të shkëlqyer. Dy gola të tjerë janë shënuar sulmuesja Klaudia Boriçi, ndërsa në listën e golashënuesve kanë qenë edhe Da Silva dhe Ajdena Mustafaj, të cilat kanë plotësuar shifrat përfundimtare 7-0. Në fakt, rastet për shënim nuk kanë munguar gjatë kësaj sfide dhe Vllaznia ka pasur mundësi të tjera për ta thelluar edhe më shumë rezultatin. Një gjë të tillë e theksoi edhe trajneri i Vllaznisë në futboll për femra, Nikolin Leka, i cili tha se mund dhe duhej të fitonin më thellësisht.

Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në kuotën e 12-pikëve dhe merr për momentin kryesimin e kampionatit. Megjithatë, të njëjtën kuotë pikësh ka edhe Apolonia, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Pikërisht këto dy skuadra do të përballen javën e ardhshme në Shkodër, në një duel që pritet të jetë vendimtar për përcaktimin e skuadrës që do ta mbyllë fazën e parë si kampione e dimrit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVLLAZNIA NË VOLEJBOLL PËR FEMRA PREK FUNDIN!
Artikulli tjetërTIRANË / KUNDËRSHTUAN DHE GODITËN ME SENDE TË FORTA, PUNONJËSIT E POLICISË,ARRESTOHEN 6 SHTETAS, PROCEDOHEN 3 TË TJERË DHE SHPALLEN NË KËRKIM 2