VAJZAT KUQEBLU MBETEN PRETENDENTE KRYESORE PËR TITULL.Ekipi i Vllaznisë në futboll për femra ka fituar pa shumë vështirësi ndaj “Juban-Danjës” me rezultatin 5-2. Në këtë derbi verior, vajzat kuqeblu kanë vërtetuar se mbeten një ndër ekipet kryesore për të fituar titullin kampion.

Ky sezon futbollistik me shumë mundësi do të  flasë për Vllazninë, nisur nga përforcimet e realizuara dhe përbërjen e skuadrës. Ekipi kampion në fuqi arriti të kalonte kështu një ndër skuadrat rivale. Duke u ndalur tek ndeshja, të dyja ekipet kanë hyrë në fushën e lojës me formacionet më të mira të mundshme. Si rezultat edhe të eksperiencës dhe lojtareve më të mira, Vllaznia arrin të gjejë shumë shpejt rrugën e rrjetës. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 4-0 për Vllazninë. Në pjesën e dytë, vajzat e Jubanit arrijnë të ndryshojnë diçka në lojë, duke gjetur golin e parë të takimit. Menjëherë vjen përgjigja sërish e vajzave kuqeblu që shënojnë golin e pestë. Nga ana  tjetër, Jubani kundërpërgjigjet duke shënuar dhe golin e dytë. Përfundimisht, takimi përfundon 5-2 në favor të kuqebluve. Pas ndeshjes, trajneri Selami Pepa, është shfaqur i kënaqur me lojën e ekipit të tij. Ndërkohë presidenti i “Juban-Danjës”, Ferdinand Jaku, ka theksuar se skuadra e tij u mundua t’i përgjigjej lojës së kundërshtarit. Me këtë fitore, Vllaznia vijon kryesimin në kampionat me pikë të plota. Ndërkohë “Juban-Danja” shënon humbjen e dytë për këtë sezon. 

 

[iframe width=”300″ height=”400″ src=”//www.youtube.com/embed/yc0jaRNZ3Xs?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakTEATRI SOCIAL, NJE ZHANER I RI NE SHKODER
Artikulli tjetërSKANDON AFATI PËR ABUZUESIT E ENERGJISË