Vllaznia e femrave ka mposhtur ekipin e Apolonisë, në stadiumin “Loro Boriçi”, me rezultatin 3-1. Sfida ndaj ekipit fierak u fitua nga shkodranet, të cilat tashmë një javë para fundit të kampionatit të rregullt sigurojnë vendin e parë në renditje. Vllaznia e nisi përballjen me gol, teksa që në minutën e pestë futbollistja Jones zhbllokoi shifrat. Pjesa e parë nuk kishte gol tjetër dhe ky 45-minutësh u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të shkodraneve. Në të dytën, do të ishte Lufo ajo që do të dyfishonte shifrat në minutën e 51-të, ndërsa Megi Doçi do të shënonte edhe të tretin. Në minutat e fundit, Apolonia ia doli të shënonte golin e vetëm me anë të futbollistes Tenutti. Përfundimisht, 3-1 për Vllazninë. Pas kësaj fitoreje, trajneri Nikolin Leka dhe futbollistja Esi Lufo u shfaqën shumë të kënaqur.

Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në kuotën e 48-pikëve, duke mbajtur vendin e parë sërish një javë para fundit të kampionatit.

Artikulli paraprakRRETH 400 KAFSHË TË LARGUAR NGA RRUGA PËR NJË VIT
Artikulli tjetërKAMPI I GJADRIT MUND TË SJELLE PASOJA NË TURIZËM