
Gola, shtylla, raste dhe në fund një fitore bindëse për vajzat kuqeblu. Vllaznia e femrave ka mposhtur me rezultatin 2-0 Gramshin në sfidën e fundit të fazës së dytë, të luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”. Edhe pse vendi i parë ishte siguruar prej javësh, shkodranet dominuan lojën dhe e zhbllokuan takimin në minutën e 54-t me Arbiona Bajraktarin. Në të 67-ën, Megi Doçi vulosi rezultatin me një goditje dënimi spektakolare. Pas fitores me Gramshin, trajneri i Vllaznisë në futboll për femra, Nikolin Leka tha se janë gati për titullin e rradhës.
Nga ana tjetër, pavarësisht humbjes me Vllazninë, trajneri i Gramshit në futboll për femra, Alpin Gallo u shpreh i kënaqur me skuadrën e tij.
Me këtë sukses, Vllaznia e mbyll fazën në kuotën e 46 pikëve dhe hyn si favorite kryesore në “Final 4”, ku do të synojë titullin e 13-të radhazi.


