Vllaznia e femrave ka marrë një tjetër fitore në kampionat. Vajzat kuqeblu mposhtën me rezultatin e pastër 3-0 një nga rivalet e saj, Partizanin, në sfidën e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”. Rezultati u zhbllokua në minutën e 17-të, kur sulmuesja Boriçi dërgoi topin në rrjetën dhe kaloi në avantazh Vllazninë. Në minutën e 33-të ishte Megi Doçi ajo që dyfishoi rezultatin me një gol tjetër të shënuar. Kështu, pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-0 në favor të vajzave kuqeblu. Në të dytën, ka qenë sërish Doçi, e cila shënoi edhe një tjetër gol, të dytin personal dhe të tretin për ekipin. Ky gol do të ishte i fundit i kësaj ndeshje, teksa gjithçka u mbyll me rezultatin 3-0.

Në këtë mënyrë, Vllaznia ngjitet në kuotën e 39-pikëve, duke mbajtur sërish vendin e parë në renditje dhe duke qenë tashmë e shkëputur plot pesë pikë nga Gramshi i vendit të dytë. Në këtë mënyrë, tashmë Vllaznia ka siguruar edhe një vend në “Final Four”.

Artikulli paraprak“BILBILAT” PËRMBYLL FAZËN PËRZGJEDHËSE
Artikulli tjetërBRDARIÇ PARA TEUTËS: SYNOJMË TË FITOJMË