Vllaznia e femrave është mposhtur nga Interi me rezultatin e thellë 7-0, në sfidën e parë të vlefshme për fazën finale të kualifikueseve të “Europa Cup”, që u luajt në Milano. Vajzat kuqeblu pësuan katër gola në pjesën e parë dhe tre të tjerë në pjesën e dytë, duke bërë që i gjithë rezultati i kësaj ndeshje të mbyllet 7-0 për Interin. Pas përfundimit të këtij dueli, trajneri i Vllaznisë, Nikolin Leka tha se është shumë i zhgënjyer, pasi ishte një rezultat që nuk e prisnin.
Sfida e kthimit mes dy skuadrave do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”. Kjo ndeshje është programuar më 15-tetor, duke nisur prej orës 18:00.

Artikulli paraprak“KOPSHTET E PAVARURA TË LUMTURISË”
Artikulli tjetërVRASJA E KALASË/ GJYQTARËT DEKLARATË TË PËRBASHKËT