Panik për lojtarin serb, Milan Gjorgjevic.

Futbollisti i Besëlidhjes ka shpëtuar mrekullisht, pasi ka rënë në korent menjëherë pas ndeshjes së luajtur në Shijak ndaj Erzenit. Teksa po kryente dushin, Gjorgjevic ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

I menjëhershëm ka qënë ndërhyrja e stafit mjekësor të të dy ekipeve. Ndërkohë që më pas, një autoambulancë e gjendur në stadiumin “Tofik Jashari” e ka transportuar drejt spitalit.

Ndërhyrja në kohë e mjekëve dhe më pas dërgimi në spital sollën stabilizimin e 33-vjeçarit.