KUQEBLUTË NGJITEN NË ZONËN PLAY-OFF, SYNOJNË TASHMË FINALEN. Ekipi i Vllaznisë në minifutboll ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj ekipit të Vlorës. Skuadra shkodrane ka zhvilluar një lojë shumë të mirë, ku duhet thënë se pjesa e parë është mbyllur me rezultatin e barabartë 0-0.

Ndërkohë që vetëm në 20 minutat e dyta kuqelbutë arritën të shënonin plot 4 gola kundër 1 të kundërshtarit. Pas ndeshjes, trajneri Ardit Behari është shfaqur i kënaqur me lojën dhe beson tek mbajtja e vendit të katërt deri në fund të kampionatit për të hyrë në zonën play-off. Ndërkohë kjo ndeshje ka patur dhe disa momente tensionit. Futbollistët e ekipit të Vlorës sidomos gjatë fundit të pjesës së dytë kanë shfaqur pretendime për gjykimin. Madje menduan të tërhiqeshin plotësisht. Është dashur ndërhyrja e policisë për qetësimin e situatës dhe vijim me normalitet të takimit. Në javën e ardhshme Vllaznia do të ketë një tjetër përballje të vështirë por që do të zhvillohet sërish në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”

[iframe width=”100%” height=”390″ src=”https://www.youtube.com/embed/G7CCqKoVR2k?list=UUUOK6E2NKiLwAJ10ieDVNLA” frameborder=”0″ allowfullscreen ]