KUQEBLUTË FITOJNË 4-2 NDAJ ALI DEMIT, DY SUKSESE RADHAZI NË SHTËPI. Ekipi i Vllaznisë në minifutboll ka arritur fitoren e dytë radhazi brënda në shtëpi, këtë herë ndaj vendit të tretë, ekipit të Ali Demit.

Skuadra ka fituar me rezultatin 4-2 duke mos e vënë asnjëherë në diskutim fitoren e kryesuar në të dy pjesët e lojës. Takimi është zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” i cili ka sjellë dhe një rritje të nivelit të lojës për kuqeblutë. Në pjesën e parë, Vllaznia fiton 2-1, ndërsa në të dytën shënon dhe dy gola të tjerë, kundrejt një të kundërshtarit. Me fitoren e arritur Vllaznia shkon në kuotën e 17 pikëve. Aktualisht skuadra është në vendin e pestë por ka një ndeshje më pak, ashtu siç ka dhe Flamurtari i vendit të dytë që është në kuotën e 22 pikëve. Në 9 takime, Vllaznia ka fituar 5, ka barazuar 2 dhe ka humbur 2 të tilla. Ndërsa tani ajo beson se mund të arrijë të pakten vendin e katërt e për të synuar më pas fitimin e titullit në finale. Diferenca e pikëve mes vendit të pestë dhe të katërt është vetëm 1 ndaj dhe mundësit për shkodranët janë shumë më të mëdha për të pretenduar deri në fund.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/G30dAiivvd4″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]