TAKIMI ZHVILLOHET DITËN E ENJTE NË ORËN 17:00 NË “QAZIM DERVISHI” . Ekipi i Vllaznisë në minifutboll do të zhvillojë diten e enjte ndeshjen e prapambetur ndaj Flamurtarit ekipi kampion në fuqi. Kjo ndeshje pritet të ketë një interesim shumë të madh për vetë rëndësinë që ka. Kapiteni i skuadrës, Zamir Lumani sqaron dhe më shumë objektivin për këtë përballje.

Madje, Lumani e pranon se ndeshja me vlonjatët mund të jetë një test dhe për titullin kampion. Takimi do të zhvillohet të enjten në orën 17:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Skuadra është duke realizuar përgatitjet e fundit, teksa kërkohet me çdo kusht fitorja. Pasi me fitore, skuadra shkodrane siguron zonën play-off dhe forcon pozitat e saj në klasifikimin e përgjithshëm.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/XfeODhrJx7g?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak19, 20 DHE 28 MARS PLOTËSIMI I FORMULARËVE
Artikulli tjetërZGJIDHET ÇËSHTJA “RUBY” RIKTHEHET SILVIO BERLUSCONI