G7 summit or meeting concept. Row from flags of members of G7 group of seven and list of countries, 3d illustration

G7 -ta dënon referendumet “e rreme” të Rusisë që niswn të premten në zonat e Ukrainës të pushtuara nga forcat e Moskës dhe paralajmëruan se janë gati të impononin kosto të mëtejshme ekonomike për këtë veprim armiqësor.

Grupi i demokracive të mëdha të industrializuara thekson se referendumet e orkestruara nga Kremlini nëse do të bashkohen me Rusinë “nuk kanë efekt ligjor apo legjitimitet dhe nuk respektojnë në asnjë mënyrë normat demokratike”.

”Votat në lindje dhe jug të vendit në asnjë mënyrë nuk përfaqësojnë një shprehje legjitime të vullnetit të popullit ukrainas i cili i ka rezistuar vazhdimisht përpjekjeve ruse për të ndryshuar kufijtë me forcë”, deklaruan vendet e G7.

Në zonat e kontrolluara nga Rusia të rajoneve Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhya dhe Kherson, referendumi për shkëputjen filloi dje dhe do të mbahet për pesë ditë.

Votimi zhvillohet pa pëlqimin e Ukrainës dhe mbahet sipas ligjit ushtarak.

Artikulli paraprakSAIMIR TAHIRI NË DOKUMENTARIN ITALIAN, INTERVISTA PAK PARA SE TË DËNOHEJ ME BURG: S’JAM I KORRUPTUAR, MË VUNË BOMBAT! MARIJUANA NË SHQIPËRI, HISTORI VARFËRIE
Artikulli tjetërGRABITJE SI NË FILMA, 20-VJEÇARI SHQIPTAR ARRESTOHET PASI AKSIDENTOHET GJATË ARRATISJES NGA POLICIA, U FUT ME ARMË NË DYQAN DHE…