
QË NGA MOMENTI I VENDOSJES ËSHTË E SHKRUAR NË MËNYRË JO TË SAKTË. Para pak ditëve u përkujtua 5 maji, dita e dëshmorëve. Si çdo vit edhe kësaj here u vendosën kurora me lule dhe u bënë homazhe edhe tek busti i 5 heronjve të vigut. Në vendqëndrimin e ri ndodhet edhe një tabelë e cila është vendosur aty për të treguar se në atë vend janë pikërisht heronjtë e vigut.
Në fakt kjo tabelë e vendosur prej kohësh ka një gabim drejtshkrimor i cili duket se askujt nuk i bën përshtyje. Në tabelën përpa bustit të të 5 heronjve shkruhet “heronjët e vigut”. Fjala heronjët është e shkruar gabim sepse duhet të jetë sipas gjuhës shqipe “heronjtë e vigut”. Edhe pse zyrtar të ndryshëm dhe përfaqësues të partive politike bënë homazhe dhe vendosen kurora me lule duket se nuk e kanë vënë re ose e kanë anashkaluar atë gafë drejtshkrimore. Nuk mund të thuhet se tabela heronjët e vigut e shkruar në mënyrë të gabuar është mungesë respekti për Ahmet Haxhinë, Ndoc Mazin, Naim Gjylbegun, Hydajet Lezhën dhe Ndoc Dedën por nga ana tjetër është një gafë e cila patjetër nuk i nderon aspak “5 heronjtë e vigut”. Edhe pse ndodhet që në ditën e parë kur kjo tabelë është vendosur edhe pse mund të jetë vënë re askush nuk ka menduar për ta ndërruar dhe për ta shkruar fjalën heronjtë ashtu siç duhet. Të shkruarit saktë është shumë e rëndësishme dhe mbi të gjitha një respekt ndaj vetes e deri ndaj kombit. Tabela mund të jetë anashkaluar edhe për shkak të neglizhencës por në fakt nuk duhet lejuar të ndodhë sepse gjuha është një prej krenarive të mëdha dhe realisht esenca nga ku nis formimi i një kombi.