RRËSHQITJA E DHEUT KA BLLOKUAR RRUGËN DHE RREZIKON NJË SHTYLLË TË TENSIONIT TË LARTË Kjo zone ka pësuar një rrëshqitje te dheut ne rruge gje qe ka sjelle edhe bllokimin e njërit krah te rrugës. Ne fakt kjo ka ndodhur qe ne muajin dhjetor te vitit te kaluar dhe Komuna është mjaftuar vetëm me vendosjen e disa bordurave mbrojtëse për të mos lejuar bllokimin e plotë të rrugës, duke u justifikuar me faktin se duhej të ndërhyjë

Qarku i Shkodrës për sistemimin e saj. Problemi me i madh është mungesa e sinjalistikes rrugore, tabela te cilat paralajmerojne një ngushtim te rrugës apo edhe te tjera qe paralajmerojne drejtuesit e automjeteve te kenë kujdes. Ky fakt ben qe te paktën gjate orëve te nates rrezikshmeria te jete akoma me e madhe. Ne kete pjese ku ka rreshqitur dheu ndodhet edhe nje shtylle e tensionit te larte e cila rrezikon shembjen po njekohesisht rrezikon seriozisht jetën e banoreve te zones apo edhe kalimtareve te rastit. Asnjë ndërhyrje nuk është bere per kete shtylle por vete banoret e zones kane nderhyre per te siguruar disi kete shtylle Situata eshte tejet problematike dhe madje burim i sigurt aksidentesh megjithese fatmiresisht deri me tani nuk ka pasur aksidente duhet te merren masa te menjehershme per te parandaluar pasoja te renda e te parikuperueshme.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/5r4U5BYSLeg” frameborder=”0″ allowfullscreen ]