Në katedralen e Shkodrës “Shën Shtjefni” u kremtua mesha e shenjtë e mirëseardhjes për klerikët katolik të 17 shteteve europiane që janë pjesë e kampionatit europian të minifutbollit. Mesha u kremtua nga arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra.

I pranishëm në këtë meshë të shenjtë ishte edhe Presidenti i federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka i cili tha se kjo nuk është thjeshtë një garë por shumë më shumë se kaq.

Kombëtarja shqiptare e priftërinjve në fund të meshës së shenjtë i dhuroi në mënyrë simbolike arqipeshkëvit të Shkodrës Angelo Massafra dhe kreut të FSHF Armand Duka fanelën e përfaqësueses kuqezi.

Artikulli paraprakMBLEDHJA E REFORMËS ZGJEDHORE, GARDA PENGON DEPUTETËT E OPOZITËS TË FUTEN NË MBLEDHJE: KANË BËRË SHTETRRETHIM
Artikulli tjetërPRIFTËRINJTË EUROPIAN NË XHAMI: HARMONIA SHEMBULL