
Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Kombëtar, Partia Demokratike ka mbajtur votimin për zgjedhjen e Kryesisë së re dhe kryetares së Këshillit.
Për këtë post, kandiduan dy gra, Julia Emiri dhe Silva Hasa, figura jo shumë aktive politikisht, por që vijnë nga angazhimi në PD, e para në protesta dhe e dyta ish-kandidate për deputete në zgjedhjet e vitit 2025 në Qarkun e Fierit.
Julia Emiri siguroi numrin e nevojshëm të votave, 207 vota dhe u zgjodh kryetare e Këshillit Kombëtar të PD-së. Kandidatja Silva Hasaj ka marrë 83 vota. Disa vota kanë qenë të pavlefshme.






