Tetë kandidatet e përzgjedhur për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, 7 pret të cilëve me formim policor dhe 1 prokuror, do t’i nënshtrohen kësaj jave testit të poligrafit.

Pajisja dhe ekspertët e ardhur nga SHBA do të mbikëqyrin dhe do të zhvillojnë procesin, nga ku më pas kandidatët do t’i nënshtrohen edhe intervistave që do të jetë edhe faza finale.

Postit të drejtuesit te BKH-së i është dhënë shumë rëndësi nga ekspertët, e huaj të cilët po asistojnë në prokurorinë e posaçme antikorrupsion në fazën e ngritjes së institucioneve të reja.

Emri i përzgjedhur nga komisionit do ti dërgohet me pas KLP-së, e cila do te përcaktoj edhe drejtuesin e BKH-së I cili më pas do të vazhdoje procedurën me zgjedhjen e zëvendësit të tij dhe 40 OPGJ-ve, të cilët do t’i nënshtrohen të njëjtës përzgjedhje dhe do të kryejnë një trajnim në SHBA.

Deri në krijimin e kësaj strukture mbështetëse të SPAK veprimet po kryhen nga OPGJ-të e ish prokurorisë së krimeve të rënda të cilët kanë dhënë pëlqimin të qëndrojnë në detyrë deri në krijimin e byrosë kombëtarë të hetimit.

Aktualisht ish-godina e prokurorisë së krimeve të renda ku është vendosur SPAK po i nënshtrohet një rikonstruksioni për t’iu përshtatur ndryshimeve të reja. Në këtë godinë do të vendoset edhe një repart përgjimesh që do të ndihmojë hetimet e kësaj strukture.

Artikulli paraprakVAJZAT KUQEZI NË TURNEUN E UEFA-S,REGJISTROJNË FITOREN E TRETË RADHAZI
Artikulli tjetërSHPËRNDAHET PARLAMENTI, MAQEDONIA NË ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME ME QEVERI TEKNIKE