PARTIA DEMOKRATIKE KONFIRMON KANDIDATIN, PRITEN ZONAT E TJERA. Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin per Bashkine Vau Dejes ne Qarkun e Shkodres. Zef Hila do te garoje nen siglen e partise Demokratike ne zgjedhjet e 21 Qershorit.

Lajmi eshte zyrtarizuar nga Partia Demokratike e cila tashme ka nisur zyrtarizimin e kandidateve per garen per zgjedhjet lokale te 21 Qershorit. Ky zyrtarizim hedh poshte tashme edhe zerat te cilat deklaronin se Bashkia Vua Dejes do I kalonte aleateve, nderkohe qe tashme PD, kerkon nje tjeter fitore ne kete zone ne nje nga bashkite me te rendesishme te Qarkut te Shkodres me ndarjen e re territorial. Kjo përzgjedhje, ka marrë edhe pëlqimin e kryetarëve të njësive vendore dhe grupseksioneve në këtë zonë, të cilët janë unifikuar në qëndrimet e tyre në mbështetje të kandidatit Hila . Zef Hila hyn ne kete gare me nje sërë arritjesh dhe suksesesh gjatë drejtimit të Komunës së Bushatit të cilat janë një garanci për të ardhmen. Në Bushat, falë angazhimit të Kryetarit të Komunës Zef Hila, kjo zonë është kthyer në kryeqendër të vizitave të përfaqësuesve diplomatikë, ambasadorëve, ministrave dhe kryetarëve të shteteve, por ai e ka kthyer Bushatin në një model zhvillimi duke hedhur hapa të sigurtë për zhvillimin e të gjithë kësaj zone kaq të rëndësishme për qarkun e Shkodrës. Nderkohe sa I takon Bashkise se Shkodres ende asgje nuk eshte zyrtarizuar pervec emrave te cilat perfliten prej disa ditesh