Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi duke hedhur poshtë garancinë e dy shteteve për lirim.

Ka qenë gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou që ka marrë vendimin duke e lënë sërish pas 9 muajsh në burg Thaçin.

Dyshohet se dy shtetet që kishin ofruar garancinë për lirim të Thaçit ishin Shqipëria e Turqia, por nuk dihet me siguri.

Nga ana tjetër gjyqi për ish-krerët e UÇK të akuzuar për krime lufte nuk ka nisur ende teksa seanca e radhës mbahet më 13 ose 14 shtator.

Artikulli paraprakSHKON NË MBI 1 MILION E 100 MIJË NUMRI I VAKSINIMEVE TË KRYERA NË VEND, MANASTIRLIU APEL: NËSE JENI MBI 18 VJEÇ, SHFRYTËZONI FUNDJAVËN PËR T’U VAKSINUAR
Artikulli tjetërRRITEN TEMPERATURAT, MOTI PËR DITËN E SOTME