Garat e vrapimit në natyrë, aktiviteti që organizohet nga drejtoria rajonale e arsimit dhe qendra kulturore e fëmijëve është zhvilluar në pedonalen në hyrje të qytetit me pjesëmarrjen e nxënësve nga të gjitha shkollat e Shkodrës.

Këto gara shprehet inspektori i DAR Entri Çaku shërben për të sjellë diçka më ndryshe për fëmijët. Një risi këtë vit ishte gara veçmas e nxënësve të shkollës 3 dhjetori të cilët në fund përveçse morën çeretefikatat edhe u duartrokitën nga bashkëmoshatarët e tyre duke i bërë që të ndjehen të barabartë. Në fund të garave të vrapimit në natyrë, nxënësit fitues janë vlerësuar me çertefikatat e mirënjohjes ndërsa fituesit kanë marrë edhe kupat përkatëse. Ky aktivitet po kthehet në një traditë tashmë duke sjellë një ditë argëtimi për fëmijët.