Të qenit aktor profesionist do të thotë të luash mirë pjesën e dikujt që nuk je, por Paul Walker, (foto 3) aktori i ndjerë i “Fast and Furious”, i ka pasur vërtet pasion makinat.

Pasioni duket jo vetëm nga sasia e makinave që kishte në koleksion, por edhe nga modelet. “BMW M3 Lightweight Edition”, model i rrallë i markës gjermane, e pastaj “BMW M1 Procar”, “BMW 850 CSI” e madje një “Alpina” e vitit 2002. Koleksioni vazhdon me “Porsche” fantastike, si një model “911” i viteve ’70, një “930” dhe dy “911 GT3 RS”. Mes makinave kishte modele luksoze si “Ferrari 360 challenge”, “F355”, “Testarossa” dhe një ” Lamborghini Diablo”. Dhe këto ishin vetëm makinat europiane. Modelet amerikane ishin të shumta, sidomos “Mustang” të të gjitha viteve të prodhimit, që nga vitet ’60; dhe “Chevrolet”, mes të cilave bie në sy një “Camaro Z/28”. Paul Walker e kishte këtë garazh bashkë me shokun e tij, Roger Rodas, me të cilin ishte në makinë gjatë aksidentit që i mori jetën në nëntor të vitit 2013.