ZBRITJE ÇMIMESH, E MUNDËSON ORGANIZATA E RE “YOUTH ACT”. Të rinjtë në Shkodër do të kenë mundësi që shumë shërbime publike por edhe në biznese private të përfitojnë një zbritje çmimesh nga 10 deri në 30%. Këtë e mundëson karta rinore europiane që e ofron organizata e re rinore “Youth Act”

e cila prezantoi për të rinjtë shkodran mënyrën e funksionimit Koordinatorja për Shkodrën thotë se edhe të rinjtë e këtij qyteti pasi të paisen me kartën rinore europiane do të kenë mundësi që të përfitojnë në shumë fusha të ndryshme. Karta rinore përdoret pothuajse në të gjitha vendet e Europës dhe tashmë është një kërkesë edhe e të rinjve shqiptar që bëhet realitet.