Miratimi i i kontratës dhe më pas firmosja e saj ndërmjet bashkisë Shkodër dhe federatës shqiptare të futbollit konfirmohet edhe zyrtarisht se do jetë pjesë e mbledhjes së këshillit bashkiak ditën e shtunë. Një prej projekt-vendimeve më të rëndësishme është edhe kontrata e stadiumit e cila tashmë edhe është zbardhur se çfarë ka në përmbajtje. Kjo kontratë përmban të drejtat dhe detyrimet për të dy palët, bashkinë Shkodër dhe FSHF-në si dhe do të vlejë për 20 vitet e ardhshme.

Federata është e detyruar që të financojë të gjitha shpenzimet për rikonstruksionin e stadiumit, t’i dorëzojë bashkisë objektin në bazë të projektit dhe FSHF s’ka të drejtë pronësie. FSHF ka të drejtë që ta përdorë stadiumin e Shkodrës vetëm për ndeshjet ndërkombëtare të Shqipërisë dhe ekipeve zinxhir, ndeshjet e ekipeve shqiptare në kupat e europës, finalet e Kupës dhe Superkupës. Pra takimet e kampionatit të Vllaznisë apo skuadrave të tjera do të menaxhohen nga Vllaznia qoftë me të ardhurat por edhe shpenzimet që do të duhen për mirëmbajtjen e stadiumit. Ajo që është e rëndësishme, në të dy rastet FSHF dhe bashkia duhet t’ia lënë njëra-tjetrës stadiumin në gjendjen fillestare, çka do thotë se në çdo rast të dëmtimit nëse luan Vllaznia duhet të paguaj bashkia ose nëse luan kombëtarja duhet që të paguaj federate. Po ashtu FSHF menaxhon të ardhurat dhe biletat për ndeshjet ndërkombëtare. Nga ana e saj bashkia ka detyrim që ta mirëmbajë stadiumin pas marrjes në dorëzim ndërkohë që palët nuk mund ta prishin në mënyrë të njëanshme këtë kontratë.

Artikulli paraprakHAP DYERT, KONKURIS KOMBËTAR “ÇMIMI IDROMENO”
Artikulli tjetërVLLAZNIA KËRKON 38 MILION LEKË, BASHKIA JEP 19 MILION