SIPAS DY PREJ KRYETARËVE PROBLEM JANË MUNGESA E LISTAVE TË KOMISIONERËVE. 4 KZAZ e Bashkisë së re të Shkodrës janë paisur me materialet zgjedhore. Kryetari i KZAZ 4 Alket Lulaj, që ndodhet tek shkolla “Azem Hajdari” thotë se po pritet vetëm ardhja e komisionerëve të partive politike. E njëjta situatë është tek KZAZ 3 që është e vendosur tek shkolla “Shejnaze Juka”. Kryetari Gentian Ibroja shpreh të njëjtin shqetësim, mungesën e komisionerëve.

Dy kryetarët e KZAZ-ve thonë se janë shkelur afatet paraprake për sjelljen e komisionerëve nga 3 prej partive politike. Të pyetur se cilat janë arsyet e mungesës së komisionerëve, krerët e KZAZ 3 dhe 4 shprehen se duhen pyetur forcat politike. Materialet zgjedhore në të gjitha KZAZ janë të gatshme dhe në afatin e përcaktuar pritet shpërndarja e tyre.

Artikulli paraprakZGJEDHJET, DOKUMENTAT QË DUHEN
Artikulli tjetërBJESHKA: TË VERBËRIT PO ULEN NGA URBANËT E QYTETIT