Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” po merr të gjitha masat për akomodimin e studentëve në vitin e ri akademik. Rektori Tonin Gjuraj deklaroi se në bashkëpunim me Shoqatën e Trajtimit të Studentëve po hartohet një paketë e re për të gjithë studentët që vijnë nga rrethet dhe do të akomodohen në ambjentet e konviktit.

Gati për studentët është edhe mensa, e cila shton shërbimet që ofrohen për të rinjtë të universitetin e Shkodrës.

Ndërkohë, po punohet për një draft-vendim mbi partneritetin me bashkinë Shkodër.

Artikulli paraprak14-VJEÇARI QË RUAN TRADITËN E FOLKLORIT
Artikulli tjetërBIBLIOGRAFI E REVISTËS “CIRKA”