Tre persona janë vënë në pranga e policisë për shkak se akuzohen për trafikim kokaine.

Të arrestuarit janë -D. A., 39 vjeç, banues në Maminas, Durrës; -E. H., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë; dhe K. Q., 26 vjeç, banues në Kamëz,Tiranë.

Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin lëviznin për në drejtim të Lezhës ku do të shpërndanin kokainën në zonën e Ishull Lezhë. Por policia ka mundur që të bie në gjurmët e tyre dhe të organizojë operacionin ku më pas i ka arrestuar.

Fillimisht është arrestuar D. A., në lulishten e një picerie në Ishull Lezhë, ku gjatë kontrollit, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 160 gr kokainë të cilën do ta shpërndante në doza të vogla. Më pas janë arrestuar teksa e prisnin në një makinë K. Q. dhe pasagjeri E. H.