
Ka përfunduar hartimi i projektit për ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit me qëllim hapjen për kalimin e mjeteve me peshë deri në 3.5 tonë.Projekti është hartuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës. Në njoftimin e ARRSH behet me dije se brenda kësaj jave do të mbyllet edhe fazën e përgatitjes së procedurës së përshpejtuar për tenderim.
“Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, përfunduan në një kohë të shkurtër hartimin e projektit për ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit, me qëllim hapjen sa më parë për trafikun e mjeteve me peshë deri në 3.5 T.ARRSH brenda kësaj jave do të mbyllë edhe fazën e përgatitjes së procedurës së përshpejtuar për tenderim.Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve dhe përdoruesve të rrugës për këtë ndërhyrje! thuhet në njoftimin e ARRSH
Ura e Milotit mbi lumin Mat, me një gjatësi prej 788 metrash, u mbyll gjatë muajit të kaluar pasi paraqet rrezik serioz për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e kalimit, si pasojë e dëmtimeve në themelet mbështetëse, erozionit të theksuar në bazament dhe gërryerjeve në të gjithë shtratin lumor.Ndërkohë bllokimi i Ures ne pikun e sezonit turistik veror ka sjell trafik te renduar dhe kaos ne levizje, kryesisht ne superstraden Lezhe-Milot.






