Vijon puna për rikualifikimin e hyrjes së Shkodrës. Këtë të shtunë, kryetari I bashkisë Shkodër, Benet Beci ka njoftuar se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përbyllur proceduriën e prokurimit dhe është gati të lidhë kontratën e punimeve me kompaninë kontratore. Pak ditë më parë, kryebashkiaku Beci lajmëroi se punimet do të përfundojnë deri në vitin 2026 ndaj, kjo fazë duket se është ndër të fundit para fillimit të punimeve për rikualifimin e segmentit rrugor nga Harku I Bërdicës deri tek Ura e Bahçallekut. Në postimin e bërë në rrjete sociale, Beci tha se:
“Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përmbyllur procedurën e prokurimit dhe lidh këto ditë kontratën e punimeve për segmentin rrugor të hyrjes së Shkodrës nga Harku i Bërdicës tek Ura e Bahçallekut.
Ky investim i financuar plotësisht nga Qeverisa Shqiptare me një vlerë prej rreth 8.4 milion euro përfshin zgjerimin e rrugës në 4 korsi, ndërtimin e trotuareve, ndërtimin e një ure të dytë mbi Drin paralel me urën ekzistuese të Bahçallëkut dhe përmirësimin e nyjeve te Harku i Bërdicës dhe te Ura e re e Bunës.
Punimet, të cilat me lidhjen e kontratës do të fillojnë shumë shpejt, do të kenë një ndikim të madh në zbutjen e trafikut e rradhëve të gjata sidomos gjatë sezonit veror. Si bashki po punojmë ngushtë me ARRSH për të siguruar një projekt sa më funksional e të sigurtë për të gjithë përdoruesit,banorët dhe bizneset përgjatë rrugës. Me angazhimin shumë serioz të qeverisë shqiptare dhe një bashkëpunim dinamik qeveri vendore-qendrore në çdo sektor, një erë e re po fryn për Shkodrën.” – përfundon njoftimi.