
Festat e fundvitit janë kthyer në një periudhë magjike në qytetin e Shkodërs ku festat dhe atmosfera plot ngjyra janë të pranishme gjatë gjithe ketij muaji. Në pedonale krahas shtëpizave te vendosura ndeshesh me Paulin Çokun, i cili përgaditë dhe tregton petulla dhe patate për kalimtarët. Paulin ka rreth 20 vite që tregton këto ushqime kryesisht në plazhin e Velipojës por këtë vit ai ka siguruar një leje për të vendosur karrocen e tij në pedonale
Paulini thotë se ushiqmet janë të freskta gjithashtu edhe të shishme. Ndonse temperaturat janë të ulta 48 vjecari punon rreth 12 orë në ditë .
Ndërsa Paulini pas këtij muaji do të pres sezonin veror per te vijuar te tregetojë petulla dhe patate në plazhin e Velipojës, aty ku prej shumë vitesh ushtron kete aktivitet.






