
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar ditën e sotme se 28.985 persona kanë humbur jetën në territorin palestinez që nga fillimi i luftës me Izraelin, nga të cilët 127 prej tyre janë vrarë vetëm në 24 orët e fundit.
Ministria palestineze shton se 68.883 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftimeve të ashpra.