Alvin Berisha, djali që i shpëtoi kampit të Al Hoël në shtetin e ri komunist kurd në kufirin mes Sirisë dhe Irakut për 10 ditë me radhë është ushqyer vetëm me gjethe bari. Taulant Kopliku, gazetari shqiptar pjesë e Le Iene që ishte në kamp duke mundësuar takimin mes babait dhe Alvinit rrëfen për herë të parë faktin se djali i vogël është ushqyer për 10 ditë me barishte.

Gazetari Kopliku thotë se autoritetet kurde janë të gatshëm për t’i larguar nga kampi gratë dhe fëmijët por shteti shqiptar nuk ka interesimin e duhur për arsye gjeopolitike.
Disa nga shtetasit shqiptar që janë në kamp nëse kthehen mund të jenë një rrezik por shteti shqiptar duhet të krijojë struktura të posaçme.

Pas një përpjekje nga të gjitha anët dhe pasi çështja u bë ndërkombëtare mes vështirësive u arrit që 10 vjeçari Alvin Berisha të dalë nga kampi dhe të kthehet tek babai i tij në Itali ndërkohë që në atë kamp vijojnë të jenë ende rreth 70 gra dhe fëmijë shqiptar.