
“Gazetaria investigative dhe media sociale” është trajnimi i realizuar në Shkodër nga eksperti amerikan i medias Scott Talan.
Trajnimi u zhvillua në mjediset e hotel Colosseo ndërsa morën pjesë gazetarë të Shkodrës dhe studentë të gazetarisë në universitetin “Luigj Gurakuqi”. Eksperti amerikan ndër të tjera tregoi 5 ligjet relativisht të reja të medias.
“Kemi 5 ligje të reja të medias në ditët e sotme që nuk mund t’i shmangemi dhe duhet t’i shohim me shumë seriozitet. I pari është se të gjitha mediat janë sociale, pra janë në rrjete të ndryshme dhe kjo është e rëndësishme.
E dyta është se të gjitha mediat kanë një mesazh dhe ky mesazh që përcillet duhet të jetë sa më i drejtë sidomos kur kemi të bëjmë me personazhe. Mediat e reja bazohen të gjithë tek ato të vjetrat.
E katërta dhe shumë e rëndësishme është se si media lëshon efektin dhe se jep dhe merr mesazhin e saj. E pesta dhe më problematikja ndoshta është se për shkak të telefonit jemi bërë gjysëm robot. Telefoni ma merr gjithë kohën ndërsa i kemi besuar më shumë se gjysmën e memories”.
Talan foli edhe për 9 speciet e medias sociale.
“Kemi edhe 9 speciet e medias sociale që i quaj të rëndësishme. Projektet me bashkëpunim siç është Ëikipedia, bloget, komunitetet e përmbajtjes si youtube, rrjetet sociale, lojërat sociale, rrjetet sociale të brendshme që më shumë janë për organizatat, ndihma e publikut në raportim, fotot me mesazhe dhe emaili.
Gjithnjë e më shumë po zhvillohen dhe për ne gazetarët zënë një vend të veçantë ndërsa mund të mësojmë shumë nga ato”.
Eksperti amerikan Talan foli edhe për gazetarinë investigative dhe se si gazetarët dhe studentët duhet të mundohen që sa më shpejt të kenë markën e tyre për të qenë më e thjeshtë edhe për publikun.


