Sekretari i Përgjithëshëm i PD-së Gazmend Bardhi ka reaguar, pas deklaratave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, ku ky iu fundit përmendte edhe të rinjtë demokratë.

Bardhi shprehet se rinia e demokratike dhe ajo e Shqipërisë nuk kanë asnjë lidhje me mashtrimet e Erjon Veliajt.

Postimi i sekretatit të PD-së Gazmend Bardhi:

TË RINJTË E PARTISË DEMOKRATIKE NUK KANË ASNJË NGJASHMËRI ME MASHTRIMET E ERION VELIAJT.

❌ Të rinjtë demokratë dhe rinia e Shqipërisë nuk jetojnë në vilë 1 milion euro që e kanë “blerë” me lekët e gruas dhe as bëjnë dasmë 500 mijë euro në Kala me lekët e mamit, siç bën Erion Veliaj.

❌ Të rinjtë demokratë dhe shumica e të rinjve shqiptarë nuk vishen me xhupa 1 000 euro, siç bën çdo ditë Erion Veliaj. Vlera e vetëm 1 xhupi është sa e gjithë rroga e 1 muaji e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

❌ Të rinjtë demokratë dhe e gjithë rinia e Shqipërisë e do Tiranën. Ata nuk do ta shkatërronin atë si Erion Veliaj, që ka firmosur me mijëra leje ndërtimi për Kulla, ku pastrohen paratë e krimit të organizuar.

❌ Të rinjtë demokratë dhe e gjithë rinia e Shqipërisë nuk i mashtrojnë qytetarët, siç bëri Erion Veliaj me godinën në Baldushk. 1 faqe e godinës që nxori në televizor ishte e lyer, 3 faqe e fshehura ishin gërmadhë, njësoj si qeverisja e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

❌ Të rinjtë demokratë dhe shumica e të rinjve shqiptarë nuk shkojnë me pushime çdo fundjavë në Zvicër, siç bën Erion Veliaj!

✅ Të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë kanë përkushtimin për të transformuar Tiranën dhe Shqipërinë. 25 prilli është dita ku shqiptarët do t’i tregojnë Edi Ramës, Erion Veliajt dhe bandës së hajdutëve në pushtet se e duan Shqipërinë dhe se janë gati për të bërë realitet ëndrrën për Shqipërnë si gjithë Europa, duke çuar në burg Edi Ramën, Erion Veliajn dhe çdo zyrtar tjetër të korruptuar. 💪✌️

Artikulli paraprak2.6 TON KANABIS NË MAL TË ZI, BURG PËR DY TË ARRESTUARIT
Artikulli tjetërHASHIM THAÇI DEL SOT PËRBALLË GJYKATËS SË HAGËS