Tensionet në Kuvend vijojnë, teksa deputeti Gazment Bardhi ka refuzuar të largohet nga salla plenare, pavarësisht kërkesave të përsëritura. Si pasojë, kryetari i Parlamentit Niko Peleshi, ka ndërprerë sërish punimet.

Situata është përshkallëzuar gjatë zhvillimit të seancës së sotme plenare, ku Bardhi ka kundërshtuar vendimin për përjashtimin e tij.

Peleshi ka kërkuar disa herë që Bardhi të largohet, por pa sukses. Përballë kësaj situate, ai ka vendosur të ndërpresë punimet “deri në kthimin e normalitetit”.

Artikulli paraprakPD DORËZON SHKRESËN PËR REGJISTRIMIN NË ZGJEDHJET E PJESSHME
Artikulli tjetërAKSIDENT NË PUNË NË ZONËN E KUNES NË SHËNGJIN, HUMB JETËN PUNETORI