GRABOVA DORËHIQET SËRISH, TASHMË PROBLEME BRËNDA FAMILJES
Kompania zviceriane “Gea Sport” me përfaqësuesin e saj Ardian Grabova është duke u tallur me të vërtetë me skuadrën e Vllaznisë. Ardian Grabova ka dhënë sërish dorëheqjen, dhe tashmë sipas tij në një komunikim telefonik është larguar përfundimisht. Shkaku kryesorë sipas tij ka qenë mos mbajtja e premtimeve nga ana e kompanisë “Gea Sport” që ai vetë ka përfaqësuar.

Star Plus për të vërtetuar përfundimisht largimin e Grabovës ka kontakuar me përsonin në fjalë i cili ka konfirmuar duke thënë se është larguar për të miren e Vllaznisë. Duke qëndruar larg opinioneve përsonale,  por kjo lëvizje nuk i bën aspak mirë skuadrës shkodrane aq më tepër kur ditën e premte pritej që Grabova të emërohej si administrator i klubit pas mbledhjes së Këshillit  Mbikqyrës të rregjistruar tashmë në QKR. Por kjo nuk do të ndodhë, pasi Grabova është larguar. Ndërkohë që pas tij mënjeherë ka konfirmuar largimin dhe Kujtim Shaba që ishte emëruar si shef i klubit. Vllaznia tashmë po kalon me të vërtetë një kaos total dhe askush nuk di të japë asnjë sqarim e detaj. I vetmi përson  që tashmë ka kontakte me Roberto Navan është Isuf Isufi por dhe ai siç mësohet është në bisedime me Navan se çfarë do të bëhet, pra duke mos patur akoma një gjë konkrete. Ajo që mësohet është vetëm qëndrimi i presidentit të “Gea Sport” Roberto Nava i cili ka kërkuar që të mbahet administrimi i klubit. Se nga kush kjo do të sqarohet që ditën e premte ose në ditët në vazhdim. Por si tifozë të Vllaznisë, si media lokale që i shërben qytetit e skuadrës shkodrane, kjo situatë  është në dëm të kuqebluve dhe duhet zgjidhur një kohë e më parë për të miren e këtij ekipi. Kush mban përgjegjësi ndoshta është pyetja që momentalisht nuk ka përgjigje. Por tashmë këmbanat bien për ato që kanë veshë, e në këtë rast Bashkisë së Shkodrës e cila duhej të ishte treguar më e kujdesshme. Vllaznia me vetë historinë që ka mbi supe nuk meriton të tallet nga asnjë kompani, qoftë kjo e huaj e aq më tepër individë të caktuar, që një ditë dorëhiqen, një ditë rikthehen e më pas sërish dorëhiqen.  E në fund mbetet për tu thënë, mjerë Vllaznia për situatën në të cilën gjendet.

 

 

 

[iframe width=”400″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/y_mMedE_eS0?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakÇFARË BËNI JU PËR SHKODRËN
Artikulli tjetërPUSHIMET VERORE, NDRYSHIME NË INSTITUCIONE