Sot shënohet një ditë e rëndësishme për Gega Oil, një kompani që ka shërbyer në Shqipëri për më shumë se 30 vite. Hapja e stacionit të 10-të të karburantit në qytetin e Shkodrës është një hap tjetër në zgjerimin kompanise dhe angazhimin ndaj komunitetit shqiptar. Gega Oil ka një histori të pasur që nis në vitin 1993, kur u hap stacioni i parë në Beltoje, Shkodër. Që nga ajo kohë, kompania ka punuar pa ndalim për të zgjeruar praninë e saj, duke shtuar më shumë stacione në qytetet e tjera të Shqipërisë. Sot, me mbi 90 stacione në gjithë vendin, Gega Oil është lider në industrinë e karburanteve dhe marka më besueshme në Shqipëri.

Kompania ka ndërtuar një reputacion të fortë për cilësinë dhe shërbimin e saj. Gega Oil është importuesi më i madh i naftës dhe benzinës premium në Shqipëri. Gjithashtu kjo kompani, furnizon deri në 60% të tregut të Kosovës, 15% të tregut të Malit të Zi dhe 10% të tregut të Maqedonisë së Veriut, duke u bërë një lojtar kyç në tregjet e Ballkanit.

“Rritja jonë është rezultat i një kombinimi të besimit të klientëve tanë dhe angazhimit për cilësi dhe shërbim. Ne kemi pasur gjithmonë një fokus të fortë në ofrimin e karburanteve të cilësisë më të lartë duke importuar karburant nga rafineritë më prestigjoze në botë. Aktualisht në këtë stacion kemi prezantuar dhe një produkt të ri, Naftën premium Dynamic+, nje formule e re e cila rrit performacën e automjeteve.

Së fundmi, kompania po investon për të zgjeruar dhe ofrimin e shërbimeve të tjera në të gjithë vendin, si psh: Coffee Shop modern, mini-Markete, karikues “Fast Charge” per makinat elektrike, etj.

Një nga produktet më të reja dhe të avancuara që Gega Oil ka prezantuar është DYNAMIC+ Diesel, një formulë premium e zhvilluar në France. Ky produkt ofron performancë të lartë për motorët, duke siguruar lubrifikim më të mirë, rritje të numrit të cetanit dhe ndihmon në pastrimin e serboratorit dhe motorit, duke e bërë automjetin të punojë më me efikas, për një periudhë më të gjatë. Ky është një shembull tjetër i angazhimit të Gega Oil për t’u ofruar klientëve produkte inovative që përmirësojnë jetën e automjeteve dhe performancën e tyre.

Hapja e këtij stacioni është vetëm një hap tjetër në rrugëtimin e Gega Oil. Kompania vazhdon të mbetet e angazhuar për të ofruar karburante dhe shërbime të cilësisë më të lartë, dhe për të ndihmuar në zhvillimin e ekonomisë dhe industrisë së transportit në Shqipëri dhe rajon. Gega Oil do të vazhdojë të punojë fort për të ofruar shërbime që përmbushin nevojat e ndryshme të klientëve, duke bërë çdo ndalesë pranë ketyre stacioneve, të jetë sa më efiçente.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak28 PARTI NË GARË, NIS FUSHATA PËR ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË KOSOVË
Artikulli tjetërMESHA PARË E ARQIPESHKVIT PERAGINE